Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Julian AHMATAJ merr lajmin e mirë, lojtari i Tiranës bashkohet me grupin

Shkruar nga NEWSPORT
Julian AHMATAJ merr lajmin e mirë, lojtari i Tiranës bashkohet me

Tirana vijon përgatitjet për javën e 14 të Kategorisë Superiore. Të shtunën e 7 dhjetorit, bardheblutë do të përballen në "Selman Stërmasi" me Kukësin. Ekipi ka përfituar nga shtyrja e kampionatit, duke u "forcuar" në prapavijë. Skuadra është e bashkuar dhe nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj ka nisur javën anti Kukës.

Mbrojtësi Albi Doka ka dhënë sinjale pozitive, teksa ka zhvilluar stërvitje me grupin. Lojtari vuante dëmtimin në ndeshjen ndaj Bylis, kur la fushën si pasojë e dhimbjeve në kavilje. Megjithëse ai zhvilloi plotësisht stërvitjen me ekipin, ende dëmtimi nuk ka kaluar plotësisht. Mendohet se 22 vjeçari do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, duke qetësuar disi trajnerin Ahmataj për prapavijën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga