
Tirana ndodhet në Antalia të Turqisë ku po zhvillon një mini-fazë përgatitore. Bardheblutë, nën drejtimin e Mirel Josës kanë nisur seancat intensive në kuadër të fazës së tretë të Superiores. Megjithatë tekniku kryeqytetas ka mësuar ditën e djeshme që Muça dhe Kërçiku duhet të lënë skuadrën për t'u rikthyer në Tiranë.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që dy mbrojtësit bardheblu kanë pësuar tërheqje. Gentian Muça ka ndjerë dhimbje në shpinë dhe sot do të kryejë rezonancën magnetike në kryeqytet. Gjithashtu edhe Dorian Kërçiku ka pësuar një tërheqje muskulare dhe sot rezonanca do të përcaktojë shkallën e dëmtimit të tij.
Ndërkohë grupi tjetër i lojtarëve ndodhet në Antalia dhe në datën 17 janar, priten të rikthehen në Tiranë për të vijuar me përgatitjet në prag të fazës së tretë.