Ilustrim: Klodian Duro - Sylvinho
Kontrata e Sylvinhos me Federatën Shqiptare të Futbollit, është e vlefshme deri në korrik të këtij viti. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse bashkëpunimi mes palëve do të zgjatet apo jo.
Së fundmi, Klodian Duro i ka dërguar “sms” të qartë FSHF-së, duke u “vetëofruar” në njëfarë mënyre për të marrë vendin që mund të lërë bosh Sylvinho. Me anë të një foto të publikuar në rrjetet sociale me ndihmën e inteligjencës artificiale, Duro ka “prezantuar” veten e tij si trajner të Shqipërisë.
Një sinjal i qartë ky, duke shprehur për të disatën herë dëshirën e tij të madhe për të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi. Megjithatë, momentalisht ai vend është ende i zënë, me Sylvinhon në pikëpyetje.
Poll
