Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Josa:  Nuk kemi fituar kampionate të trukuar, Skënderbeu meriton notën 10

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-trajneri i Skënderbeut në 4 sezonet e fundit, Mirel Josa, ka folur për median e shkruar në vend, teksa ka zbërthyer të gjitha të vërtetat në lidhje me largimin e tij, por edhe me hetimin e UEFA-s për trukim të kampionatit. Mandej, ai flet edhe për takimin e fundit me presidentin Takaj dhe largimin përfundimtar nga bardhekuqtë, ku u bë edhe trajneri më i titullar në vend, me plotë 5 tituj kampionë, por edhe që dërgoi të parën skuadër shqiptare në grupet e Europa League.

[caption id="attachment_3495" align="alignleft" width="300"]Josa Mirel Josa, ish-trajneri i Skënderbeut[/caption]

"Me konsesnsus të të dyja palëve kemi mbyllur marrëveshjen. Kjo lidhje e imja me Skënderbeun nuk duhet të shkonte kaq gjatë. Bisedova me presidentint Takaj dhe kështu u vendos për të mirën e të dyja palëve. Uroj që skuadra të mbyllë problemet me UEFA-n dhe me gjyqet. Por, siguroj që ne nuk kemi trukuar asnjë kampionat dhe nuk kemi fituar një të tillë të trukuar. DËshira për të vazhduar nuk ishte e madhe nga të dyja palët, pasi unë ndieja një lloj lodhjeje të këtyre viteve pas një pune të vazhdueshme jo vetëm te Skënderbeu, por edhe kur kam punuar në ekipe të tjera. Më duhet kohë për të pushuar", thotë fillimisht tekniku kryeqytetas.

"Nuk merrem me Agostinelin, e respektoj. Ciklin tim e vendos unë, ai të shohë punën e tij. Për sezonin e ardhshëm  të Skënderbeut nuk më takon mua të flas",  janë këto disa nga fjalët e Josës në intervistën e dhënë në  "Panorama Sport".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga