Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Todoroski për të zëvendësuar Hadrojin, Partizani bën gati 80 mijë euro për një tjetër lojtar

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është tashmë skuadra e vetme nga Superiorja që vazhdon të jetë pjesë e kompeticioneve europiane. Të kuqtë do të luajnë më 10 gusht ndaj Valmieras, sfidë e vlefshme për turin e tretë të Conference League.

Por përveç angazhimit në këtë kompeticion te Partizani vazhdojnë punën edhe për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Një nga emrat që mund të largohet nga demat gjatë kësaj merkatoje është Andi Hadroj, i cili ka oferta nga Turqia dhe me shumë gjasa po luan ndeshjet e fundit si lojtar i kuq.

Drejtuesit nuk rrinë duarkryq dhe përveç Todo Todoroskit që pritet të transferohet në kryeqytet, edhe një tjetër emër endet në zyrat e kryeqytetasve. Bëhet fjalë për Aleksandër Trumçin, i cili pëlqehet shumë nga të kuqtë.

22-vjeçari është në kontratë me Bylisin, ndërsa mban edhe shiritin e kapitenit te kjo skuadër. Lojtari është i hapur për një kalim te Partizani, pasi do të jetë një trampolinë e mirë për karrierën e tij, por sipas shtypit të shkruar bisedimet mes klubeve kanë nisur.

Partizani ka arritur akordin me lojtarin, teksa tashmë shpresojnë të gjejnë një marrëveshje me ballshiotët për të blerë kartonin e 22-vjeçarit. Ky operacion pritet t’i kushtojë arkave të Partizanit 80 mijë euro, me Bylisin që do të mbajë gjithashtu një pëërqindje të kartonit të lojtarit. Mbetet të shihet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë mes palëve.

[caption id="attachment_695745" align="alignnone" width="903"]Aleksander Trumci/ © Credits instagram.com/bylisal/ Aleksander Trumci/ © Credits instagram.com/bylisal/[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga