Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm te PARTIZANI rrezikohet derbi, TEUTA ka në dorë “fatin” e sulmit bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm te PARTIZANI rrezikohet derbi, TEUTA ka në dorë

Edhe pse jemi një javë para përballjes mes Tiranës dhe Partizanit, sërish derbi i kryeyqytetit kthehet në kryefjalën e mediave në vend. Kampionati ka hyrë në fazën më të nxehtë të tij dhe tashmë skuadrat ndeshje pas ndeshje vuajnë edhe mungesat. Disa për shkak dëmtimesh e disa të tjerë për shkak kartonësh.

Pikërisht për këtë arsyen e fundit te Partizani rrezikojnë  4 lojtarë, që nëse ndëshkohen ndaj Kukësit do të pezullohen për duelin ndaj kampionëve.

Por jo vetëm te demat, edhe te bardheblutë janë 4 lojtarë që rrezikojnë të humbasin derbin. Ardit Hila, Rimal Haxhiu, Aldi Gjumsi dhe Florent Hasani janë futbollistët që kanë nga 3 kartonë të verdhe dhe nëse ndëshkohen ndaj durrsakëve do të humbasin duelin me rivalin e kryeqytetit më 17 maj në “Air Albania” ora 18:30. Në këto kushte Teuta ka në dorë edhe sulmin e Orges Shehit, pasi 3 prej lojtarëve janë sulmues.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga