Ditën e sotme përveç ndeshjeve të Superiores do të luhet edhe sfidat e Kategorisë së Parë. Më saktësisht 10 skuadra do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 25-të të Kategorisë së Parë, ku 4 ndeshje do të luhen në orën 14:00 dhe një takim tjetër do të startojë në orën 18:00.
Në orën 14:00 do të startojnë Bylis-Besa e Kavajës, Flamurtari do të presë në shtëpi Lushnjen, teksa Luzi udhëton të transfertë për të sfiduar Tomorin si dhe Vora do të luajë në shtëpi ndaj Kastriotit.
Ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”, ku Elbasani do të presë Burrelin. Një duel mjaft interesant pasi skuadra e Dedes do të kërkojnë vetëm fitoren për të qenë ata lider të kampionatit, teksa përballë gjejnë një kundërshtarë që kërkon pikët për “Play – Off”.
[caption id="attachment_729103" align="alignnone" width="688"] Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare[/caption]