
Çekia dhe Shqipëria është ndeshje e rëndësishme për kualifikueset e Euro 2024. Në orën 20:45 të dyja ekipet do të sfidojnë njëra-tjetrën për 3 pikët që në fund do të vendosin shumë për fatet e skuadrave për kualifikimin në europianin e Gjermanisë.
Gjithsesi tifozët shqiptarë përveç se do të ndjekin me vëmendjen këtë sfidë, përsëri një sy do ta mbajnë edhe nga një tjetër sfidë. Polonië në po të njëjtën orë do të luajë ndaj Ishujve Faroe.
Një duel ku shqiptarët do të shpresojnë të një rezultat pozitiv për Ishujt Faroe, në mënyrë që polakët e Leëandoëskit të ndalin hapin dhe të bëhet gjithçka më e thjeshtë për kuqezinjtë e Shqipërisë.
Fitorja e kombëtares shqiptare dhe e kombinuar me një humbje të polakëve, atëherë do të thoshte se kuqezinjtë do të jenë me një “këmbë” në Gjermani. Sidoqoftë edhe një barazim do t’i shkonte për shtat djemtë të Sylvinhos.