Edhe pse duhet më shumë se 1 javë të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit sërish emocionet e kësaj përballje kanë nisur të ndjehen në kryeqytet. Një nga sfidat më të rëndësishme në kampionat e cila me shumë gjasa do të vendosë fatet e titullit kampion, pasi tashmë diferenca mes bardhebluve dhe demave është vetëm 2 pikë.
Sfida e fundit me Teutën ka “sakatuar” deri në themel djemtë e Orges Shehit. Lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë në derbin e kryeqytetit që do të luhet më 17 maj në “Air Albania”. Hasani, Hila dhe Behiratche do ta shikojnë spektaklin nga tribuna.
Këto mungesa i shtojnë Shehit “dhimbjet e kokës”, por trajnerin durrsak e gëzon rikthimi i liderit të bardhebluve. Visaj Bekaj mungoi ndaj Teutës për shkak kartonës, ndërsa ndaj demave do t’i marrë sërish në dorë “çelësat” e portës së kampionëve. Një rikthim i rëndësishëm në ndeshjen më delikate të sezonit, e cila premton të jetë e luftuar deri në sekondën e fundit.