Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm mungesa e Përgjonit, një tjetër titullar mban “pezull” formacionin ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm mungesa e Përgjonit, një tjetër titullar mban

Tirana do të udhëtojë në Laç për të sfiduar kurbinasit, takim i vlefshëm për javën e 16-të të Superiores. Kjo përballje do të startojë në orën 13:30 dhe do të luhet ditën e nesërme. Bardheblutë do të udhëtojnë në Laç me misionin e vetëm 3 pikët, pasi në të kundërt do të rrezikojnë shumë në klasifikim.

Një duel që nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi bardhezinjtë e Mirel Josës do të luajnë gjithaështu vetëm për 3 pikët. Për këtë takim Julian Ahmataj nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Florian Përgjonit. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në derbi dhe në këtë mënyrë për sfidën e së nesërmes do të jetë i pezulluar.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por një tjetër titullarë mban “pezull” formacionin e Ahmatajt. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin. Kapiteni ka ndjerë disa shqetësime ditët e fundit dhe në këtë mënyrë nuk dihet nëse do të mund t’ia dalë ndaj kurbinasve, teksa gjendja e tij do të shihet deri para ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga