Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Muçi, mbrojtësi dhe mesfushori i Kombëtares shkëlqejnë në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Muçi, mbrojtësi dhe mesfushori i Kombëtares

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëmë përballë Aston Villas, por Conference League nuk ka qenë kompeticieni i vetëm ku kanë shkëlqyer shqiptarët.

Gjithashtu Gjimshiti dhe Qazim Laçi kanë zhvilluar ndeshje mjaft të mira në Europa League.

Berat Gjimshiti sëbashku me Atalantën morën një fitore të pastër në ndeshjen e parë europiane të këtij sezoni. Skuadra bergamaske fitoi 2-0 përballë polakëve të Rakoë. Golat për italianët u shënuan nga De Ketelaere dhe Ederson. Ndërsa Berat Gjimshiti nisi ndeshjen si titullar dhe luajti gjatë gjithë sfidës. Një ndeshje mjaft e mirë për qendërmbrojtësin e Kombëares që u vlerësua me notën 7.4.

Në krahun tjetër Qazim Laçi sëbashku me Spartën e Pragës arritën të triumfonin me rezultatin 3-2 përballë ekipit qipriot, Aris. Pavarësisht se nuk mori pjesë në asnjë nga golat, mesfushori i Kombëtares arriti të zhvillonte një ndeshje fantastike. Lojtari me origjinë nga Dibra e nisi ndeshjen si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 78-të. Një ndeshje e mirë nga Laçi që u vlerësua me notën 7.3.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga