Humbja me Teutën në “Elbasan Arena” bëri që Luigi Di Biagio të japë dorëheqjen nga Dinamo. Por menjëherë drejtuesit kanë gjetur zëvendësuesin. Dritan Mehmeti do të rikthehet në stol për të marrë sërish në dorë “frenat” e kësaj skuadre.
Me largimin e Luigi Di Biagios dhe me uljen në stol të Mehmetit, pritet që të ketë ndryshime edhe në stafin teknik të “Bluve”. 43-vjeçari do ketë dhe ndihmësit e tij, ku Fatjon Tafas dhe Corrado Sakone pritet të jenë pjesë e stafit të tij.
Gjithashtu po punohet edhe për Ilir Bozhiqin. Ky i fundit edhe në verë u përfol për një rikthim te Dinamo, ku në të kaluarën është shpallur kampion me “Blutë”. Tashmë duket se gjërat po shkojnë për së mbari dhe pritet rikthimi i tij për të plotësuar edhe stafin e Mehmetit. Do të marrë rolin e trajnerit të portierëve, teksa kujtojmë se ka qenë pjesë e Partizanit dhe kombëtares shqiptare.
[caption id="attachment_710256" align="alignnone" width="389"] Ilir Bozhiqi/ Credits facebook.com/partizaniclub[/caption]