Erald Çinari vijon të shkëlqejë në kampionatin maqedonas. I transferuar në këtë merkato vere te Shkëndija e Tetovës, sulmuesi shkodran është zgjedhur në formacionin e muajit. Javë pas jave po tregon progres në lojën e tij duke shënuar edhe gola të rëndësishëm.
Aktualisht ka arritur të shënojë 4 gola dhe ka dhënë një asist me fanelën kuqezi. Jo vetëm në formacionin më të mirë, por edhe lojtari i muajit në kampionatin maqedonas. Nëse vijon me këto ritme, vështirë se merkato e verës do ta lërë sërish te Shkëndija e Tetovës.
Kujtojmë që mëngjërashi ishte pranë kalimit edhe në kryeqytet te Partizani, por në fund ai zgjodhi të vijonte aventurën me një skuadër të re në karrierë si Shkëndija e Tetovës. Me siguri në kryeqytet po “qajnë” mungesën e tij për shkak të formës së mrekullueshme që po kalon.
[caption id="attachment_685562" align="alignnone" width="1024"] Formacioni i muajit[/caption]