Dita e sotme do të jetë e mbushur me ndeshje. Plot 11 takime janë porgramuar të luhen në këtë ditë mes tyre edhe Shqipëri - Moldavi. Gjithçka do të nisë në orën 15:00, ku Lituania sfidon Bullgarinë, ndërsa Luksenburgu duelon me Litenshtejnin.Në orën 18:00 do të luhen 3 takime. Azerbajxhan-Estoni, Mali i Zi – Hungari dhe Norvegji –Skoci.
Ndërkohë në orën 20:45 e gjithë vëmendja do të jetë te kombëtarja shqiptare që pret në “Air lbania” Moldavinë. Një sfidë ku kuqezinjtë do të synojnë vetëm 3 pikët, të cilat do të jenë edhe të parat në këto kualifikuese.
Por jo vetëm djemtë e Sylvinhos në këtë orar në fushë zbresin edhe dy kundërshtarët e kombëtares tonë. Ishujt Faroe presin Republikën Çeke. Ndërkohë në po të njëjtin orar do të kërkojnë 3 pikët edhe Belgjika, Portugalia apo Islanda.
Sfidat e ditës së sotme:
[caption id="attachment_697021" align="alignnone" width="678"] Ndeshjet e dites se sotme[/caption]