Egnatia është skuadra që arriti të marrë një barazim hisrtorik në transfertë ndaj Ararat Armenia, sfidë që përfundoi 1-1 dhe është e vlefshme për turin e parë kualifikues të Conference League.
Por tashmë nga rrogozhinasit kanë nisur të largohen lojtarët kryesorë që udhëheqën skuadrën drej vendit të 3-të në kampionat dhe fitimit të Kupës së Shqipërisë. Pas kapitenit Jackson tashmë Red Kasa ka marrë një ofertë nga një ekip turk.
Nga shtypi i shkruar bëhet me dije se 400 mijë euro është oferta që ka mbërritur në zyrat e rrogozhinasve, me drejtuesit që vështirë të refuzojnë. Emri i klubit turk nuk bëhet i ditur, por bisedimet mes palëve kanë avancuar.
Me shumë gjasa Kasa pritet të largohet nga Rrogozhina pas aventurës europiane me Egnatian. Kujtojmë se 21-vjeçari iu bashkua Egnatias në janar, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.