Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm dëmtimi, Florent Hasani nuk luan më për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm dëmtimi, Florent Hasani nuk luan më për

Florent Hasani ka mbyllur vitin me Tiranën. Sulmuesi i bardhebluve nuk do të jetë në gjendje të luajë për Tiranën në javët e mbetura të këtij viti për shkak dëmtimi. Dardani ka këputur disa fije të ligamentit të gjurit dhe nuk do të rrezikohet nga stafi i kryeqytetasve.

Rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të jetë në janar, por me një mundësi shumë të madhe që të jetë me një fanellë tjetër. Hasani mund të quhet i larguar nga Tirana e cila ka shumë oferta nga skuadra të huaja.

Ndeshje me Laçin, në të cilën shënoi edhe gol, mund të jetë e fundit për kryegolashënuesin e Superiores me fanellën bardheblu. Hasani shkëlqeu për 1 vit e gjysmë te Tirana duke shënuar plot 29 gola e 11 asiste, ndërsa ka fituar 1 titull kampion dhe 1 Superkupë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga