Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Armend Thaqi, Sylvinho kontakton personalisht yllin tjetër të Ballkanit

Shkruar nga NEWSPORT

Entuziazmi i çdo shqiptari është shumë i lartë pas fitores historike të Kombëtares shqiptare përballë Polonisë mbrëmjen e djeshme në ‘Air Albania’. Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut duke marrë 3 pikë të arta që na vendosin në vendin e parë.

Festa ishte e madhe për çdo shqiptar, por puna në zyrat e FSHF vijon për të përforcuar grupin e Kombëtares. Pas ndeshjes së mbrëmshme, në Kosovë u raportua për një interesim të FSHF për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Ballkanit, Armend Thaqi, i cili shihet si një mundësi për t’ju bashkuar grupit të Sylvinhos.

Por, jo vetëm ai, Kombëtarja shqiptare është vënë në ndjekje edhe të Lumbardh Dellovës, sipas 'Futbolli Kosovar'. Qendërmbrojtësi i Ballkanit është kontaktuar nga vetë Sylvinho për të veshur fanellën kuqezi. Të dy lojtarët kanë shkëlqyer me Ballkanin, por ftesa nga Kosova u ka munguar dhe në këtë mënyrë mund të kemi një situatë të ngjashme si ajo e Mirlind Dakut.

[caption id="attachment_705913" align="alignnone" width="544"]Lumbardh Dellova Lumbardh Dellova[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga