Vetëm pak ditë më parë Qeveria ka nënshkruar me Manchester Cityn një marrëveshje për hapjen e një akademie futbolli në Shqipëri, në saktësisht në Durrës. Padiskutim kjo do t’u japë mundësinë shumë të rinjve për t’u stërvitur nga staf i një prej ekipeve më të mëdha në Europë.
Kjo siç duket nuk do të jetë e vetmja akademi e huaja që do të “zbarkojë” në Shqipëri. Në konkursin e prezantimit të projektit të ri të stadiumit “Flamurtari”, kryeministri Edi Rama “premtoi” se së shpejti po mendon të nisië bisedimet me një tjetër klub të njohur për të asistuar këtë herë në akademinë e Sokol Kushtës në Vlorë.
Pas Durrësit tashmë është radha e Vlorës dhe asistimi në akademinë e një prej legjendave të futbollit shqiptar do të ishte një tjetër mundësi për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e futbollit.