Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Ambasadori i Shqipërisë në UEFA, tregon 15 vitet e punës dhe zbulon çfarë ndodhi në EURO 2016. Një çun tirone që jeton në USA ka shumë për të treguar

Shkruar nga NEWSPORT

Fatjon Pandovski është gazetari shqiptar i përzgjedhur nga UEFA për të mbuluar Shqipërinë. Konkretisht pozicioni i tij shërben si koordinator për të bërë lidhjet e nevojshme mes UEFA-s, Federatës Shqiptare të Futbollit apo dhe klubeve shqiptare në rast prezantimesh europiane. Prej 15 vitesh Fatjoni bën diçka të tillë dhe ndihet krenar që është ai njeriu që përfaqëson Shqipërinë. I lindur dhe rritur në Tiranë, Fatjoni jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë të dhënë për newsport.al, personazhi që përfaqëson Shqipërinë në UEFA, tregon detaje për punën e tij dhe emocionet e këtij europiani.

Sa vite ke që mbulon Shqipërinë për UEFA-n?

Nuk e di kohën ekzakte, por duhet te kete rreth 15 vjet, ndoshta pak më shumë ose më pak nuk jam i sigurtë.

Me çfarë merresh konkretisht dhe cili është pozicion që ti ke?

fatjon 2

Jam koordinatori dhe bashkëpunëtori i Shqipërisë për UEFA-n. Mbuloj me saktësi të gjithë kërkesat që ata kanë rreth aktiviteteve futbollistike, statistikore, ndërkombëtare dhe kombëtare të Kombëtares apo dhe klubeve shqiptare. Kooordinoj lidhjet midis UEFA-s dhe Kombëtares ose klubeve shqiptare për të proçeduar normalisht në vendosjen e kontakteve sa herë që është e nevojshme.

Ishit sërish ju njeriu që përfaqësoi Shqipërinë edhe gjatë Euro 2016. Ishte e vështirë?

Europiani të ofronte një ngarkesë të paimagjinueshme. Askush nga që do të na duhej të punonim për të nuk e dinim çfarë na priste. Ishte hera e parë dhe diçka e re për të gjithë ne. Fillimi mund të them se ishte shumë i vështirë për të gjithë.

A ishte e vështirë për të kuptuar se çfarë ju kërkohej në një eveniment të tillë?

Pas 2-3 ditëve të para, filluam si unë por edhe të tjerët ta kuptonin se ku ishim dhe çfarë kerkohej. Veshtiresite ishin por asgje nuk ishte e pakalueshme.  Ndihma e stafit te FSHF-së, ishte shumë e vleresueshme. Per cdo kerkese ata ishin te pa kurrsyer dhe gati per te ndihmuar qe lehtesoi shume punen dhe kerkesat.

Si e përjetove?

Ishte nje moment special. E kam përjetuar me kënaqësi këtë aventurë. Që nga mbërritja e deri në ditën e fundit që u largova, pasi isha i fundit që ika nga kampi. Emocionet, krenaria, suksesi, dëshira për sukses, vendosmeria për ti treguar të gjithëve që nuk ishim këtu për pushime, atmosfera që krijonin tifozat shqiptarë në stadiume dhe jashte para e pas ndeshjeve ishte fantastike dhe e papërshkrueshme. Une nuk kam fjalë ta pershkruaj si duhet. E paparë. Këto e shumë e shumë gjëra të tjera e bënë këtë qëndrim pranë Kombëtares shumë special. Të qenurit pranë dhe të ndaje ato ditë suksesi do të jetë gjithmonë një eksperiencë e paharrueshme.

fatjon 1

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga