
Suksesi i xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike "Rio 2016" tashmë ka kaluar në një plan tjetër, në atë të diskutimit të shpërblimit për sportisten.
Sipas ligjeve në fuqi të shtetit të Kosovës, Majlinda Kelmendit i takojnë plot 100 mijë euro shpërblim, por propozimet nga Federata e Xhudos së Kosovës dhe trajnerit të saj Driton Kuka janë që shpërblimi i Majlindës të jetë 10-fish më i madh, pra 1 milionë euro.
"Majlinda ka refuzuar miliona nga shtetet e tjera për Kosovën. Çdo kampion olimpik bëhet milioner, dhe ashtu meriton të bëhet edhe Majlinda. Arritja e saj nuk është diçka e zakonshme që të shpërblehet sipas parashikimeve normale. Ajo ka marrë medalje ari në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike duke kthyer gjithë vëmendjen e botës nga ne", ka thënë trajneri i Kelmendit me anë të një statusi në Facebook.