Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përfaqësoi klubin në një studio televizive, reagon skuadra shqiptare: Ne jemi një familje, por pa ty!

Shkruar nga NEWSPORT
Përfaqësoi klubin në një studio televizive, reagon skuadra

Fitoret ndaj Partizanit kanë rritur optimismin te Luftëtari, i cili duket se i ka dhënë fund maktheve të fund-tabelës. Fitorja 3-1 në "Selman Stërmasi" i dërgon bluzinjtë në vendin e 7-të me 34 pikë, +7 nga zona e ftohtë. Gjithsesi, duket se rivaliteti për të "shuar" emrin e bluzinjve ka nisur edhe në media.

Një prej tyre është Artan Lazaj, ish-avokat i klubit Luftëtari. Themi ish, pasi klubi i futbollit Luftëtari ka reaguar për këtë çështje, ku ka shtuar se Lazaj nuk ka asnjë post drejtues në Gjirokastër.

Ndërsa shtoi se Lazaj ka të drejtë kur thotë që Luftetari është si një familje, por harron të theksojë se ai nuk bën pjesë në këtë familje të madhe.

"REAGIM

Klubi i futbollit "Luftetari" ndjehet i detyruar te reagoje lidhur me prezencen e Z Artan Lazaj ne nje studio televizive, ku pa asnje tager ka perfaqesuar Luftetarin. Z Lazaj nuk eshte ne asnje post drejtues tek Luftetari dhe aq me pak te kete kotribute ne menaxhimin e situates ne ekip.

Eshte e pafalshme, madje dashakeqe qe ne emer te Luftetarit te analizohen skuadra apo ecuri ekipesh. Luftetari ka treguar se ka marrdhenie te shkelqyera me cdo ekip ne Superligen Shqiptare. Per sa i perket analizes qe zoteria ben per situaten tek Partizani, Luftetari nuk ka asnje te drejte te analizoje ekipet e tjera, por Partizani, ka treguar se me merite eshte ne krye.

Luftetari eshte teresisht i fokusuar tek takimi i rradhes perballe Kastriotit, nje ndeshje teper e rendesishme dhe qe kerkon vleresim maksimal, pasi Kastrioti eshte rikthyer te jete nje skuader qe ka bere mire ne ndeshjet e fundit dhe si e tille meriton respekt.

Aludimeve te zoterise se ne Fushe Kruje eshte e veshtire te luash futboll, Luftetari deshiron t'i kujtoje se ne takimin e kaluar, ne kemi fituar paster dhe jemi percjelle nga stadiumi me respektin maksimal, ashtu sic Kastrioti ka fituar ne Gjirokaster dhe ne fund kemi shtrenguar duart. Luftetari eshte nje skauder qe ne themel te saj ka respektin per kundershtarin si dhe miremenaxhimin e grupit te lojtareve.

Ne rastin e Aleksit, Luftetari tregoi qe askush nuk mund te thyeje rregullat e klubit dhe Aleksi pranoi denimin, pasi kontributi i tij dhe dashuria per fanellen bluzi eshte me e madhe se cdo reagim. Aleksi tregoi me rikthimin, se mbetet nje nga lojtaret dhe djemte me te mire te skuadres. Zoti Lazaj ka te drejte kur thote qe Luftetari eshte si nje familje, por harron te theksoje se zoti Lazaj nuk ben pjese ne kete familje te madhe. Ju Faleminderit"
-thuhet në njoftimin e klubit bluzi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga