Maroku u mposht nga Kroacia në finalen e vogël të Botërorit. Kroatët morën medalje ne bronzit por Marokenët sido që të jetë nuk kanë dalë pa gjë nga kjo Kupë Bote. Ata janë bukuria e këtij Botërori me arritjet e tyre ndeshje pas ndeshje duke surprizuar të gjithë. Pas ndeshjes, trajneri Regragui foli për mediat.
“Isha i zhgënjyer nga kjo humbje e dytë rradhazi. Në bëmë gjithcka por fizikisht ishte shumë e vështirë. Lojtarët nuk kishin kohë të rikuperonin energjitë. Donim t’i dhuronim përsëri gëzim popullit tonë. Do të përpiqemi të rikthehemi akoma më të fortë pas katër vitesh. Jemi mes katër ekipeve më të forta në botë.”-tha trajneri maroken.