
Dita e dielë ka prenotuar dy ndeshjet e fundit të javës së katërt në Abissnet Superiore. Pas tre ndeshjeve në Durrës, Kamëz dhe Rrogozhinë, futbolli sot luhet në Laç dhe Elbasan.
Ekipi i Laçit pret Bylisin në shtëpi në orën 15:00. Vukcevic kërkon të rikthehet sa më shpejt te fitorja në mënyrë që të sjellë qetësinë në kampin kurbinas. Ballshiotët poashtu janë në kërkim të pikëve dhe shpresojnë të përfitojnë nga momenti jo pozitiv i laçianëve.
Në Elbasan Arena, Partizani luan si vendas përballë surprizës së momentit Erzeni. Ndeshja e orës së 17:30 përballë dy ekipet e vetme që nuk e kanë provuar shijen e humbjes në këto tre ndeshje të para. Partizani synon të vazhdojë rekordin perfekt deri më tani me 3 fitore në 3 ndeshje ndërsa shijakasit si gjithmonë futen në fushë me synime jo të mëdha por asnjëherë inferior ndaj kundërshtarit.