
Kategoria e Dytë do të zbresë në fushën e lojës në fundjavë, teksa do të zhvillojë ndeshjet e javës së 6-të të saj. Skuadrat e grupit A do të luajnë ditën e shtunë në orën 14:00, ndërsa ekipet e grupit B do të zhvillojne takimet e tyre ditën e dielë po në orën 14:00.
Në program janë disa duele mjaft interesante që do të luhen mes skuadrave. Ditën e shtunë do të përballen Sopoti dhe Besëlidhja, Adriatiku – Iliria, Gramshi- Albanët. Valbona kryesuese do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Shënkollin, teksa Veleçiku do të presë Murlanin dhe sfida e fundit do të jetë ajo mes Tërbunit dhe Naftëtarit.
Ndërkohë të dielën do të jenë këto përballje. Luftëtari kryesues do të udhëtojë për të sfiduar Këlcyrën, ndërsa Pogradeci do të presë Butrintin, Maliqi pret Delvinën. Labëria do të udhëtojë për të sfiduar Orikun , ndërsa një tjetër takim është mes Shkumbinit dhe Devollit. Këtë javë do të jetë pushim Turbina.
Ndeshjet e ditës së shtunë në grupin A:
Sopoti – Besëlidhja
Adriatiku – Iliria
Gramshi – Albanët
Shënkolli – Valbona
Veleçiku – Murlani
Tërbuni – Naftëtari
Ndeshjet e ditës së dielë në grupin B:
Pogradeci - Butrinti
Këlcyra – Luftëtari
Maliqi – Delvina
Oriku – Labëria
Shkumbini - Devolli
Turbina pushim