Kategoria e Dytë ngre siparin e javës së 3-të mesditën e sotme. Të gjitha ndeshjet e kësaj javë do të luhen brenda një ditë dhe do të startojnë në orën 14:00.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo me Ilirisë dhe Besëlidhjes. Në stadiumin “Redi Maloku”, vendasit do të kërkojnë 3 pikët, teksa lezhjanët mund të mjaftohen edhe me 1 pikë në një transfertë të vështirë si kjo.
Sopoti kryesues do të luajë në transfertën e Gramshit. Ndërsa Valbona që ka po aq pikë sa Sopoti do të presë në shtëpi Tërbunin.
Shënkolli do të luajë në shtëpi përballë Adriatikut, ndërsa Veleçiku në transfertë kundër Albanëve. Në krahun tjetër Naftëtari do të kërkojë pikët e para këtë sezon përballë Murlanit.
Poll