Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java e 27-të hap siparin, luhet në akset Kukës-Shkodër-Durrës. Mësoni SFIDAT e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT

Java e 27-të hap siparin e saj ditën e sotme, teksa 3 takime mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar. Do të luhet në akset Kukës-Shkodër-Durrës.

Gjithçka do të nisë në orën 15:00, ku Kukësi pret në “Kukës Arena” skuadrën e Egnatias. Verilindorët e kanë kthyer shtëpinë e tyre në një “fortesë” dhe rrogozhinasit nuk do ta kena aspak të lehtë. Vetëm 3 pikë është diferenca mes tyre në renditje dhe për djemtë e Hallaçit është rasti i artë për tu afruar me vendin e 3-të në klasifikim që mbahet pikërisht nga epiki i Edlir Tetovës.

Po në të njëjtën orë do të startojë edhe dueli mes Vllaznisë dhe Bylisit. Në letër shkodranët shihen si favoritë, por ballshiotët synojnë pikët për mbijetesë. Në “Loro Boriçi” do të debutojë në stolin e vendasve Auron Miloti, i cili mori vendin e Mirel Josës. Të dyja ekipet vijnë pas rezultateve negative në javët e fundit dhe sot do të synojnë edhe kthesën në kampionat.

Mbrëmja do të mbyllet me një superduel mes Teutës dhe Partizanit. Kjo sfidë do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në “Niko Dovana”. Demat vijnë si kryesuesit e kampionatit, ndërsa durrsakët synojnë fitoren për t’iu larguaar sa më shumë zonës së ftohtë.

[caption id="attachment_686801" align="alignnone" width="806"] Ndeshjet e sotme ne Abissnet Superiore[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga