Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Java e 23-të rezervon supersfida, spikat dueli i Kukësit dhe Durrësit (SFIDAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 23-të rezervon supersfida, spikat dueli i Kukësit dhe

Ditën e sotme është mbyllur java e 22-të e “Abissnet Superiore”, ku skuadrat e kryeqytetit dhe Bylis e teuta siguruan 3 pikët, ndërsa Egnatia-Vllaznia përfundoi me rrjeta të paprekura.

Tashmë është mësuar edhe axhenda e javës së 23-të e Superiores, ku spikatin sfida e Kukësit dhe Durrësit. Skuadrat do të zbresin në fushën e lojës që ditën e premte, ku do të zhvillohen 3 përballje.

Në orën 13:00 në “Kukës Arena” udhëton Partizani për të sfiduar Kukësin. Një takim që pritet me mjaft interes. Demat kërkojnë të vëzhdojnë me rezultatet pozitive, ndërsa me Rrahman Hallaçin në krye të verilindorëve stadiumi i Kukësit është ktheyr në një “fortesë”.

Në po të njëjtën orë do të startojë edhe dueli i Ballshit mes Bylisit dhe Egnatias. Skuadra nga Mallakastra është me moral të lartë në këtë takim. Fitorja me Laçin ka shtuar besimin për një tjetër fitore. Rrogozhinasit nga ana tjetër vijnë pas barazimit me  Vllazninë dhe kanë detyrim fitoren.

Në “niko Dovana” në orën 16:00 do të luhet ndeshja mes Erzenit dhe Laçit. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të reagojnë për humbjen e marra në javën e fundit.

Ditën e shtunë janë programuar 2 sfidat e tjera. Tirana pret Teutën në orën 16:00. Kampionët pas fitores drithëruese me Kastriotin kërkojnë njetër triumf për titullin. Nga ana tjetër djemtë e detit pasi mposhtën Kukësin synojnë edhe “kokën” e bardhebluve.

Po në të njëjtën orë do të luhet edhe në Shkodër, ku Vllaznia pret Kastriotin në “Loro Boriçi”. Shkodranëve nuk iu lejohen hapa fals në shtëpi dhe  nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores. Krutanët pas humbjes me Tiranën synojnë të reagojnë ndaj kuqebluve, ku Emiliano Çela synon dhe pikët e para në rikthimin e tij.

JAVA E 23-TË “ABISSNET SUPERIORE”

E PREMTE 24/02/2023 KUKËSI-PARTIZANI ORA 13:00

E PREMTE 24/02/2023 BYLIS-EGNATIA ORA 13:00

E PREMTE 24/02/2023 ERZENI-LAÇI ORA 16:00

E SHTUNË 25/02/2023 TIRANA-TEUTA ORA 16:00

E SHTUNË 25/02/2023 VLLAZNIA-KASTRIOTI ORA 16:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga