Kategoria Superiore mbylli dje javën e 30 të saj, ndërsa kalendari për javën pasardhëse ka rezervuar sfida të nxehta. Ndeshjet do të zhvillohen në dy ditë, pra të shtunë dhe të diel në datat 27 dhe 28 qershor. Në javën e 31, ndeshjet do të luhen në dy orare.
Gjithçka do të nisë të shtunë në orën 17:00 me dy duele. Partizani pret Laçin, ndërsa në Vlorë Flamurtari ndeshet me Luftëtarin. E diela rezervon tri sfida deçizive. Kukësi ndeshet me Bylis, ndërsa Vllaznia me Teutën në 17:00. Ora 20:00 sheh në Korçë një duel që do të dhurojë emocione, Skënderbeu pret Tiranën në një ndeshje që do të thotë shumë për objektivat e dy ekipeve.
Kategoria Superiore, java 31
E shtunë, 27 qershor 2020
17:00
Partizani - Laçi
Flamurtari - Luftëtari
E diel, 28 qershor 2020
17:00
Kukësi - Bylis
Vllaznia - Teuta
20:00
Skënderbeu - Tirana
