Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përfundon java 25 e Superligës, mësoni formacionin dhe trajnerin më të mirë

Shkruar nga NEWSPORT

Newsport.al ka përzgjedhur edhe për këtë javë, 11 futbollistët dhe trajnerin më të mirë në Superligë.

Pas ndeshjeve të javës së 25-të të kampionatit, në portë qëndron Ilion Lika. Edhe pse Tirana barazoi 2-2 kundër Skënderbeut në shtëpi, portieri bardheblu ishte një arsye më shumë që korçarët dolën pa tri pikët nga kryeqyteti.

Në mbrojtje, Denis Pjeshka i Vllaznisë ishte vendimtar në ndeshjen kundër Laçit, pasi fitoi 11-metërshin që u shndërrua në gol nga Elis Bakaj, por edhe u tregua i saktë në mbylljen e hapësirave për kundërshtarët.

Në qendër të mbrojtjes, newsport.al përgjedh për këtë javë të 25-të të Superligës dyshen Bojom-Radas. Mbrojtësi i Luftëtarit, në sfidën ndaj Teutës tregoi edhe njëherë se mbetet një nga afrimet më të bujshme të verës në kampionatin shqiptar.

[caption id="attachment_89095" align="alignleft" width="300"]HO Goli i shenuar nga Hoxhallari kunder Skenderbeut[/caption]

Marko Radas me Skënderbeun në "Selman Stërmasi" ishte 'mur' për sulmuesit bardheblu dhe mungesa e tij kundër Kukësit do të jetë një "dhimje koke" për trajnerin Daja, padiskutim. Në krahun e majtë të mbrojtjes pozicionohet Erjon Hoxhallari.

Shënoi një gol të rallë për kampionatin shqiptar, përmes një goditje standarde rreth 30-35 metra duke mos i dhënë asnjë mundësi një prej portiervë më të mirë të Superligës, Orges Shehit për ta neutralizuar.

Në mesfushë, Mentor Mazrekaj tregoi se është rikthyer, këtë herë ashtu siç di vetëm ai ta bëjë, me driblime, vrull, shpejtësi në veprime dhe mbi të gjitha me gola 'magjik' dhe që vendosin fatin e sfidave për Partizanin. Përveç golit fitoi edhe 11-metërshin kundër Flamurtarit dhe të kuqtë fituan 2-1.

Eduart Rroca ka padyshim një vend mes më të mirëve të kësaj jave në Superligë. Goli i tij i shënuar në Durrës rezultoi vendimtar duke i dhënë tri pikët Luftëtarit kundër Teutës.

Asion Daja nuk përbën më lajm nëse i referohesh përgjedhjeve në formacionin më të mirë të javës. Pa diskutim më i miri te Tirana prej disa javësh radhazi, ndërsa edhe kundër Skënderbeut nuk doli nga vetvetja.

Në krahun e majtë të mesfushës është një tjetër lojtar i Luftëtarit, Kristal Abazaj. Ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer ai i dy fazave të para. Në Durrës kundër Teutës e tregoi më së miri këtë gjë.

salihiNë sulm është një dyshe që di vetëm të shënojë dhe sa herë nuk mungojnë të jenë edhe vendimtarë për skuadrat e tyre: Salihi në Korçë dhe Bakaj në Shkodër.

Sulmuesi i Skënderbeut shënoi dy gola në barazimin e korçarëve me Tiranën. Elis Bakaj realizoi golin e vetëm për Vllazninë në fitoren 1-0 ndaj Laçit. Një gol që erdhi nga pika e bardhe e 11-metërshit, por në ato momente që ishte sfida dhe tensioni i mundshëm që kanë lojtarët në të tilla situata e diferencon sulmuesin kryeqytetas, i cili pa hezitim goditi me gjakftohtësi.

Trajneri i javës sipas newsport.al përzgjidhet Mlladen Milinkoviç, i cili arriti që mbi të gjitha të nxirrte nga mini-kriza Luftëtarin në një transfertë super të vështirë si ajo e Teutës.

 

Formacioni më i mirë i javës 26-të i Superligës:

Lika

Pjeshka Bojom Radas Hoxhallari

Mazrekaj Rroca Daja Abazaj

Salihi Bakaj

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga