
Jasir Asani pak ditë më parë u lidh sërish me një kalim të mundshëm te AIK Stockholm në Suedi. Fantazisti i Partizanit qëndroi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar në huazim te AIK, me drejtuesit e Demave që kërkuan 400 mijë euro për kartonin e shkupjanit.
Insporti në Kosovë bëri me dije se interesi qëndron ende nga suedezët, me këta të fundit që kanë kthyer një "përgjigje". "Footballsthlm" bën me dije se të kontaktuar nga ata, drejtuesit e AIK njoftojnë se nuk kanë asnjë kontakt për rikthimin e Asanit, duke shuar kështu zërat për kalimin e lojtarit të Partizanit në skandinavi.
Poll