Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jasir ASANI në "modë", futbollisti i Partizanit kërkohet nga klubi europian: Sezoni i fundit me "Demat"

Shkruar nga NEWSPORT
Jasir ASANI në "modë", futbollisti i Partizanit

Jasir Asani po zhvillon një sezon të mirë me Partizanin. "Insporti" në Kosovë bën me dije se për shkupjanin e Demave është sërish AIK Stockholm që interesohet. Asani ishte sezonin e shkuar për gjashtë muaj pjesë e klubit nga Suedia, ndërsa Partizani kërkoi 400 mijë euro për kartonin e lojtarit.

Prej Pandemisë së Covid-19 dhe krizës në Europë, kjo shumë ishte e papërballueshme për suedezët. Tanimë, pas formës së mirë dhe paraqitjeve në lartësinë e detyrës, AIK ka kthyer sërish sytë për Asanin. Media kosovare shkon më tej teksa bën me dije se nga burime të afërta me lojtarin, "ky do jetë sezoni I fundit I tij me Partizanin". Me AIK, Asani zhvilloi shtatë ndeshje ku shënoi dy gola dhe dhuroi po dy assiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga