Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Japonia e nis me "këmbën" e mbarë, 'bie' Kolumbia favorite

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Japonia e nis me "këmbën" e mbarë,

Kolumbi - Japoni 1-2

Shënues: Quintero 39'/ Kagawa 26'(p), Osako 73'

Formacionet zyrtare:

Kolumbia: Ospina, Murillo, Arias, Sanchez, Falcao, Cuadrado, Lerma, Mojica, Quintero, Izquierdo, Sanchez

Japonia: Kawashima, Shoji, Nagatomo, Shibasaki, Haraguchi, Kagawa, Inui, Osako, Hasebe, Sakai, Yoshida

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë, por Japonia arrin të marrë fitoren e parë.

80'- Kolumbia mundohet të reagojë, por pa rezultat.

73'- Japonia dyfishon shifrat e takimit. Pas një topi të ardhur nga këndorja, Osako dyfishon shifrat.

71'- Keisu Honda provon nga një goditje prej larg, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri japonez.

60'- Japonezët sërish janë më këmbëngulës, por nuk arrijnë të konkretizojnë si duhet.

57'- Japonia pranë golit. Inui gjuan bukur, por portieri Ospina bën mrekullinë.

55'- Ky 45 minutësh i dytë nis më mirë për japonezët, të cilët tentojnë të shfrytëzojnë hapësirat në mbrojtjen kolumbiane.

46'- Starton pjesa e dytë. Asnjë ndryshim në kampet respektive.

45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.

38'- Ndodh e pabesueshmja. Kolumbia barazon shifrat përmes një goditje dënimi duke mposhtur portierin Kawashima.

32'- Ritmi i ndeshjes bie. Skuadrat duken të pajtuara me këtë rezultat. Lojtari më i lëvizshëm, është Nagatomo i Japonisë.

22'- Japonezët nisin të qarkullojnë topin duke mos lënë hapësira në asnjë moment.

11'- Kolumbianët mundohen të reagojnë, por portieri Kawashima bën mrekullinë.

5'- Penalltia e fituar shndërrohet në gol nga Kagawa.

3'- Japonia fiton 11-metërsh. Sanchez i Kolumbisë kap dukshëm topin me dorë. Arbitri nuk heziton dhe akordon penallti dhe nxjerr me të kuq futbollistin kolumbian.

1'- Topi i parë shkelmohet nga japonezët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga