Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Jap maksimumin për ekipin", Kotobelli: Kupa është rruga më e shkurtër drejt Europës

Shkruar nga NEWSPORT
"Jap maksimumin për ekipin", Kotobelli: Kupa është

Erzeni dhe Teuta u ndalën në një barazim 1-1 në Niko Dovana në ndeshjen e zhvillaur në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Llogaritë e kualifikimit janë akoma të hapura dhe në ndeshjen e kthimit do të vendoset gjithçka. Pas ndeshjes, lideri i durrsakëve, Blerim Kotobelli, dha intervistën e tij për mikrofonat e Oversport.

“Mendoj se e kishim vlerësuar si duhet Erzenin. Bëmë një pjesë të parë të mirë, duhet të kishim shënuar, por nuk ia dolëm. Ashtu si shkoi rezultati mendoj se duhet të jemi të kënaqur me rezultatin.”

Roli i ri- “Është një rol i ri, por mendoj se e bëj shumë mirë. Më mirë ndihem në krah, por do të jap maksimumin aty ku ka nevojë ekipi.”

Egnatia në fundjavë- “Egnatia ka një ekip shumë të mirë, duhet të japim maksimumin, ta vlerësojmë për faktin që kanë lojtarë shumë të mirë. Shpresoj te një fitore”

Kupa- “Kupa është një objektiv sepse është rruga më e shkurtër për të shkuar në Europë. E kemi objektiv sepse nga kampionati e shohim shumë të vështirë.”

Ecuria pozitive- “Mendoj se ka ndryshuar shumë sepse Edi Martini e njeh mirë ambientin. Ka futur një frymë të re. Ne ja kemi dalë këto ndeshje dhe shpresojmë të vazhdojmë këtë ecuri sepse jemi në pozita shumë të vështira.”

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga