
Partizani ndodhet 5 pikë larg vendit të parë që mbahet nga rivali i tyre i kryeqytetit, Tirana. Demat pas 29-të javëve kanë arritur të koleksionojnë 48 pikë, ndërsa vazhdojnë të luftojnë deri në fund për të fituar titullin kampion.
Të kuqtë ishin nga nga skuadrat që grumbulluan më shumë pikë gjatë fazës së tretë, ku mbrojtja do të ishte kthyer në një pikë kyçe, por duket se në fazën e katërt nuk është ajo që Giovvani Colella do të dëshironte.
Në dy takimet e para të kësaj fazë ndaj Egnatias dhe ndaj Laçit, demat kanë pësuar 4 gola. 1 ua kanë shënuar rrogozhinasit dhe 3 krubinasit, pikërisht te dueli me këto të fundit dolën në pah edhe problemet e shumta në këtë repart, ku siç duket ka nisur të “futë ujë”.
Munmgesat janë një nga arsyet, por edhe ndërrimi i shpeshtë i lojtarëve në mbrojtje ka bërë qqë skuadra të mois ketë dy futbollistë të konsirmujar në qendër të mbrojtjes. Pas 29-të javësh kanë pësuar plot 31 gola, ku as Bylisi dhe Kukësi që ndohet në pjesën e poshte të tabelës nuk kanë pësuar kaq gola, teksa kanë pësuar 5 gola më shumë se Tirana.
Trajneri italian shpreson që me rikthimin e Telushit gjithçka në qendrën e mbrojtjes së zgjidhet, teksa Sota me shumë gjasa do të jetë edhe partneri i tij deri në fund të sezonit. Colella do të provojë dyshen Telushi-Sota që në sfidën me Bylis, takim që do të luhet ditën e diel duke nisur që nga ora 18:00 në stadiumin “Partiani”.