Shqipëria U-21 tashmë ka në radhët e saj futbollistin e Adana Demirspor, Arda Kurtulan. Trajneri Alban Bushi e ka grumbulluar futbollistin e ekipi turk, që aktualisht renditet në vendin e 3-të në Superligën turke pas Fenerbahce dhe Galatasary.
Arda është një sulmues krahu dhe aktualisht vetëm 20 vjeç dhe regjistron 3 ndeshje si titullarë me ekipin e Adana ku ka realizuar dhe 1 gol. Orgigjina e Arda Kurtulan është nga fshati Brezë pranë qytetit të Shkupit.
Deklarata e Arda Okan Kurtulan:
“Trajneri im Alban Bushi ka patur gjithmonë lidhje me familjen tonë pasi ka luajtur me babain tim futboll. Ai na propozoi që të vija të luaja për Shqipërinë, ishte një kënaqësi shumë e madhe që na u mundësuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Gjyshi im është nga Breza e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjyshja ime ka lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe unë prandaj jam shqiptar dhe zgjodha që të luaj për Shqipërinë. Në familjen tonë flitej gjithmonë nga gjyshërit për Shqipërinë dhe për trojet tona që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Unë jam prekur shumë nga fjalët e gjyshit dhe kam vizituar edhe më herët Maqedoninë e Kosovën. Tani jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri.
E kam filluar karrierën shumë i vogël si futbollist, deri në moshën 12-vjecare luaja për një ekip amator, më pas kalova tek ekipi i Fenerbahçes ku kam luajtur me moshat dhe isha kapiten i skuadrave të të rinjve. Pas Fenerbahçes tani luaj tek Adanaspor.
Sa i përket ekipeve kombëtare kam luajtur me ekipet kombëtare të moshave U19 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut. Kam patur më pas edhe oferta për të luajtur me kombëtaren e Turqisë apo për të qëndruar tek Maqedonia, por zgjedhja më e drejtë dhe më e mirë për mua ishte Shqipëria.
E kam zgjedhur përfundimisht Shqipërinë sepse ne ndihemi shqiptarë dhe kombëtarja Shqiptare tashmë ka një emër të rëndësishëm në futbollin europian.”
[caption id="attachment_668060" align="alignnone" width="629"] Arda Okan Kurtulan[/caption]