Geralb Smajli ka folur përpara sfidës së Vllaznisë me Teutën. Mbrojtësi shkodran ka lënë pas një dëmtim dhe është gati për sfidën e nesërme. Ai është shprehur optimist për takimin e nesërm duke qenë me moralin lart dhe me objektivin tre pikët. Smajli me paraqitjet e tij po bëhet një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Josës.
"Ju ka mbështetur stafi? Po është e vërtetë që stafi më ka mbështetur në momentet më të këqija jam i kënaqur që jam pjesë e formacionit dua t’ja shpërblej gjithë stafit.
Teuta? Ndeshje shumë e vështirë sepse Teuta ka bërë mirë ndeshjet e fundit. Nesër shkojmë për fitore dhe shpresojmë t’ja arrijmë t’ja realizojmë.
Përgjegjësi fanella? Krenari smund ta përshkruaj. Jam krenar që jam pjesë e Vllaznisë dhe do jap më të mirën.
Formacioni? Sa herë më është dhënë mundësia jap më të mirën dhe shpresoj që përherë të jem në formacion.
Në transfertë Vllaznia vuan. Nesër jemi gati ta thyejmë tersin.
Jeni me këmbë në tokë? Nesër duhet tre pikëshi. Asgjë nuk është e sigurtë.
Josa? Na ka kthyer besimi pas disfatës me Kastrotin, fituam me Partizanin dhe nesër shkojmë për fitore.
Dëmtimi? Është e vërtetë që kam pasur një dëmtim. Nuk jam akoma 100% kur futem në fushë jap 100%."