
Laçi fitoi në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në Kurbin përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, të cilët triumfuan falë një autogoli të Jankut. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa.
“Nuk do të bëhem hipokrit nëse skuadra kualifikohet përballë një ekipi si Dinamo. E cila është një skuadër që kërkon të rritet dhe 3 ditë më parë nuk ka luajtur në kampionat. Jam i kënaqur sepse ishim solidë. Ekipi ynë kishte dëshirë dhe për mua është shumë e rëndësishme fitorja për sot dhe vazhdimësinë. Më pëlqeu mënyra se si kontrolluam kundërshtarin. Megjithëse Dinamo në pjesën e dytë ndryshoi mënyrën e lojës, pasi në pjesën e parë nuk luajtu me dy sulmues të deklaruar, por me 9 të fshehtë. Në pjesën e dytë doli me Kaçorrin përpara. Mos të kishim shënuar do ishte më e vështirë, por nuk rrezikuam përveç pritjes së Dajsinanit”, u shpreh fillimisht Josa.
Mesfusha e mbajti shumë mirë ekuilibrin.
“Duke patur parasysh që mesfushorët e qendrës duhet të shtynin përpara ishte efikase për në. Nuk e zgjidhën vetëm mesfushorët ndeshjen pasi dhe disa të tjerë në rolet e tyre ishim shumë mirë. Kishim përballë Dinamon që dinë të luajnë mirë me topin dhe na kanë mposhtur në dy ndeshjet e kampionatit. Por për mua sot merr vlerë ndeshja e Partizanit. Pasi të dielën kemi një ndeshje të vështirë përballë Teutës.”
A mendon se Laçi mund të prodhojë të njëjtin futboll në vazhdimësi pas fitores me Partizanin dhe Dinamon?
“Skuadra ka lojtarë të rinj dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm se deri ku mund të shkojmë. Kemi bërë ndeshje të mira, por edhe të dobta. Problemi im është që gabimet të cilat shfaqen, mos të përsëriten në ndeshjet pasardhëse.”
Nuk e mendonit Dinamon në një nivel minimal sot?
“Unë Dinamon e kam parë, por nuk më kalon të flas për kundërshtarin, por vetëm për skuadrën time. Nuk më intereson problemi i Dinamos, por vetëm i skuadrës sime.”