
Chelsea ia doli të kualifikohej në çerekfinalen e FA Cup, teksa mposhti 4-0 Preston në “Stamford Bridge”. Në këtë triumph nj ënga autorët e golave ishte edhe Armando Broja.
Sulmuesi i kombëtares shënoi një gol spektakolar në minutën e 58-të. Pas golit bomberi kuqezi shpreson që të shënojë më shumë në të ardhmen, teksa thekson se mbi sulmuesit ka gjithmonë presion pasi presin të shënosh në çdo ndeshje.
“Të vish nga pankina dhe të luash disa ndeshje dhe të mos shënosh dot gol nuk është e lehtë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që munda ta arrij atë gol sot. Shpresoj që të ketë shumë më tepër në të ardhmen.
Momente të tilla janë ato që të bëjnë të lumtur dhe të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tënde. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Ka shumë presion mbi supet tuaja kur pritet të shënoni çdo ndeshje. Unë përpiqem të l ditët e këqija që më kanë kaluar dhe të shikojë ditët e mira. Sot ishte një nga ato ditët më të mira”, tha Broja.