Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ja çfarë profesionesh do të kishin lojtarët kroatë nëse s'do ishin futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
Ja çfarë profesionesh do të kishin lojtarët kroatë

Ata janë të pasur, të famshëm dhe po jetojnë ëndrrën e kualifikimit. Në Kroaci, pas përfundimit të shkollës, të ciklit të dytë, në moshën 14 vjeçare, disa vazhdojnë në shkollën e mesme profesionale.

Elvir Islamovic hetuar mbi rrugët që kanë ndjekur disa nga yjet e ekipit të Kombëtares së Kroacisë, para se futbolli t'i joshte ata.

Luka Modric: Kamerier/pronar lokali

Luka ka ndjekur shkollën për kamerier, prandaj ka mundur të punojë si kamerier në bregdetin Dalmatian apo të udhëheqë ndonjë lokal afër plazhit atje. Vedran Corluak, Lovre Kalinic dhe Duje Cop kanë kryer shkollë të njëjtë prandaj dhe mund të kenë punuar për Lukan.

“Faleminderit Zotit që kam nisur të luaj futboll,” thotë Modric.

Mario Mandzukic: Poçar

Ylli i Juventusit ka studiuar qeramikat sepse e ka pasur shkollne afër shtëpisë.

Ivan Rakitic: Arkitekt

Duket paksa e papërshtatshme duke qenë se Ivan është relativisht i vogël dhe ka flok prej biondi, por i lindur në Zvicër, Ivan ka studiuar arkitekturën.

Darijo Srna: Elektricist

Kapiteni ka qenë student në shkollën të elektro-teknikes në qytetin e vet, Metkovic.

 

Sime Vrsaljko: Vozitës kamioni

Ai ka ndjekur shkollën e transportit.

 

Ante Cacic: Biznesmen

Trajneri  veçse ka qenë një biznesmen i suksesshëm, dikur ai ka udhëhequr një biznes të suksesshëm të riparimeve elektrike në qendër të Zagrebit, duke rregulluar TV-t dhe radiot.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga