Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

SKANDALOZE/ Donnarumma i dëshpëruar nga eliminimi, ZBULOHET gjesti i ulët që bëri përballë Bosnjës

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALOZE/ Donnarumma i dëshpëruar nga eliminimi, ZBULOHET gjesti i
Gianluigi Donnarumma në ndeshjen Bosnje - Itali

Gianluigi Donnarumma është vënë në qendër të kritikave të forta pas sjelljes së tij në sfidën ndaj Bosnje Hercegovinës, duke humbur mbështetjen e një pjese të tifozëve italianë.

Portieri i kombëtares së Italisë, u përfshi në përplasje të vazhdueshme me lojtarët kundërshtarë gjatë ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të saj pati edhe një moment tensioni me Dzenis Burnic.

Situata u përshkallëzua më tej gjatë penalltive, ku ai u përplas edhe me portierin kundërshtar Nikola Vasilj. Momenti më i diskutuar erdhi pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë, kur Donnarumma reagoi duke grisur letrën me emrat e gjuajtësve.

Sjellja e tij është cilësuar gjerësisht si e papranueshme, duke shtuar polemikat pas eliminimit të Italisë nga gara për Botërorin.

Poll

Lexo gjithashtu