Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ivan Balliu në një rrëfim special: Idhulli im është Suarez, duam të provojmë njëherë Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Ivan Balliu në një rrëfim special: Idhulli im është

Ivan Balliu po kalon një moment të shkëlqyer në La Liga me Vallecanon. Mbrojtësi shqiptar, nuk ishte i ftuar nga Reja për dy sfidat me Italinë dhe Armeninë.

Në një intervistë për “Futbol Mahoi” Ivan Balliu ka zbuluar disa detaje të veçanta nga jeta e tij. Gjithashtu 30 vjeçari nuk ka hezituar të tregoj dhe idhullin e tij, me të cilin ka pasur fatin të përballet në fushën e blertë.

Intervista e Ivan Balliut:

Ushqimi i preferuar- “Tortija me patate dhe qepë”.

Koha e lirë- Kaloj shumë kohë me Santin, në ekip kam marrëdhënie të mirë me të gjithë shokët, Trejon, Mario Suarezin”.

Idhulli- “Një idhull, do të them Mario Suarez jeton gjithmonë me alegri dhe është shpirti i këtij ekipi”.

Vështirësitë- “Kur kam luajtur në Francë, më duhej të përballesha dhe të mbaja Mbapenë ose Nejmarin, ndonjëherë të dy bashkë”.

Ambienti- Më pëlqen shumë, është ambienti i duhur, ka shpirt gare, një mrekulli të luash këtu”. NOFKA- Më thërrasin “El Albanes”, kjo është e vetmja, nuk kam ndonjë epitet tjetër”.

Objektivi- “Duhet të marrim më shumë pikë në vazhdim, ky është objekti i vetëm që kemi. Jemi të kënaqur dhe tani të shijojmë pushimet”.

Europa- Të them të vërtetën ka shumë ekipe të forta që duan të kapin Europën, por pse jo, pse të mos e provojmë edhe ne?”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga