Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Italia e nis Europianin përballë kuqezinjve, Luciano Spalletti: Di gjithçka për Shqipërinë, është një nga më të fortat në qarkullim

Shkruar nga NEWSPORT
Italia e nis Europianin përballë kuqezinjve, Luciano Spalletti: Di

Është hedhur shorti për grupet e Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Pas këtij shorti ka folur trajneri i Italisë, Luciano Spalletti i cili komentoi shortin, madje duke vlerësuar maksimalisht Shqipërinë.

E nisni ndaj Shqipërisë…

“Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime.”

A jeni i kënaqur me grupin?

“Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e fubollistëve atëherë.”

Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

“Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga