
Inat të madh duhet të ketë pasur. Isli Hidi, ëndrra e vetme e të cilit ka qenë të kthehet sërish te Tirana, nuk e ka suportuar dot golin e dytë që shënoi Majkëll Ngoo në portën ballshiote në minutat shtesë. Ish-lojtari i Tiranës nuk ishte vetëm. Se njëlloj nuk e kaloi dot këtë gjë as ishi tjetër i Tiranës Goxhaj, që shkaktoi edhe atë goditje dënimi që Batha e nisi për gol. Goxha, nuk është marrë me topin, grushti i mbrojtësit ballshiot gjendet te koka e Bathës, pse jo, dhe për karton të kuq.
E mes gjithë këtyre debateve, Isli Hidi ka qenë aq i irrituar, sa kur ka hyrë në dhomat e zhveshjes, është dëgjuar nga të gjithë duke sharë. Nuk u mjaftua me kaq. Pamjet filmike tregojnë se i ka rënë me grusht tavanit, të paktën tre herë, duke thyer edhe pjesën e kartonxheseve të vendosura aty.
Një sjellje që nuk i ka hije asnjë lojtari fillestar që nuk e njeh shumë mirë terrenin e futbollit, por jo një "senatori" të fushës siç është Isli Hidi.
Ish-lojtari i Tiranës nuk dihet se ç'ka dashur të tregojë me këtë protestë nga fusha e blertë te dhomat e zhveshjes. Deri tek padrejtësia e pretenduar prej tij, kuptohet në fushë. Po me muret e stadiumit ç'pati...