Partizani humbi miqësoren e sotme përballë ekipit të Romës, ndeshje që u zhvilluar në “Air Albania”. Një ndeshje që sigurisht që u dominua nga italianët dhe u fitua nga këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1-2.
Pas ndeshjes foli dhe autori i golit historik për Partizanin, Tedi Cara.
“Ishte një emocion i veçantë pasi vinte një ekip me traditë në Itali dhe gjithë botën. Ndeshje miqësore, por vlen për kujtim dhe eksperiencë.
Nuk i’a dedikoi askujt golin, por ishte për Partizanin. Duhen më shumë golat në Europë.Kam pasur interesime nga klube të tjera, por duhet të kualifikohemi dhe më pas do të ulem me drejtuesit sesi është më e mira. Unë jam i kënaqur edhe nëse qëndroi, por është Partizani që vendos”, ka thënë autori i golit Tedi Cara.