Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ishte e tmerrshme, nuk mund të ngrihesha nga shtrati”, BROJA emocionon me rrëfimin e tij: Më ka munguar shumë futbolli, ju zbuloj kush më qëndroi pranë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte e tmerrshme, nuk mund të ngrihesha nga shtrati”, BROJA

Armando broja ishte vërtetë i pafat në këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares u dëmtua në një ndeshje miqësore që Chelsea zhvilloi me Aston Villën para se të niste kampionati. Dëmti i i rëndë që mori Broja e dettyroi t’i nënshtrohej një operacioni, teksa do të humte kështu gjithë sezonit. Tashmë lojtari kuqezi vazhdon rikuperimin e tij, ndërsa në një intervistë për faqen zyrtare të Bluve të Londrës ka rrëfyer edhe makthet e këtij dëmtimi.

21-vjeçari ka theksuar se co gjë ishte e tmerrshme dhe se nuk ka mundur të ngrihej nga krevati, pasi ndjente dhimbje të tmerrshme. Ndërtë tjera ka zbuluar se i ka munguar shumë futbolli dhe se Ben Chilëell e ka ndihmuar shumë në këtë moment të vështirë.

“Unë ende nuk e kam mbledhur veten plotësisht nga ai dëmtim. Kjo gjë luan në mendjen tënde. Ishte një shokim i madh pasi unë kam qenë gjithmonë i shëndetshëm dhe thjesht kam pasur disa dëmtime të vogla. Ishte diçka shokuese dhe për prindërit e mi, sepse at rrallë më kanë parë të dëmtuar.

Pas operacionit, unë isha në regjim shtrati për thuajse dy javë. Ishte një nga periudhat më të këqija të jetës time. Ishte e tmerrshme. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Mamaja ime vraponte nëpër shtëpi për të më marrë tabletat dhe për të më dhënë ushqimin tim. Ishte një luftë. Thuajse ndihesha i padobishëm. Ti dëshiron të bësh disa gjëra, por thjesht nuk mundesh.

Nuk mund të flija, kisha dhimbje. Ajo ditë që ndodhi çdo gjë luante vazhdimisht në mendjen time. Po mendoja për mënyrat se si mund ta kisha shmangur, edhe pse e dija se kjo nuk ishte një gjë e mirë.

Më duhej të bëja një hap prapa nga kjo. Ishte diçka që më duhet ta kaloja, të filloja të fokusohesha vetëm në rikthimin në formë. Siç thonë ata, rikthimi do të jetë më i mirë se kthimi.

Ben Chilwell më ka ndihmuar masivisht. Ai ka folur me mua që nga momenti që ndodhi dëmtimi e deri më tani. Madje dhe sot patëm një bisedë me të.

Ai e ka kaluar vetë atë dëmtim. Ai e di saktësisht se si ndihesha, presionin, anën mendore të gjërave. Ai më ka ndihmuar në çdo hap. ai nuk kishte pse ta bënte këtë, kështu që meriton një falënderim të madh.

Unë shikoj Chilwell tani dhe ai po fluturon. Është në formë të mirë, duke luajtur mirë. më kanë thënë se do të kthehem më i fortë. Është mirë të dëgjosh gjëra të tilla nga dikush që e ka kaluar vetë.

Kur fillova të rikuperohesha kam ndjerë një emocion të madh brenda vetes. Ishte një siguri që gjërat po shkonin në drejtimin e duhur. Përparimi ishte aty. Ishte paksa e frikshme, por më duhej të kaloja faktorin e frikës.

Pastaj, tre javë më parë, u riktheva në fushë. Ishte një nga ditët më të mira. Më bën të lumtur sa herë që arrij një moment historik në rimëkëmbje. Më jep nxitje shtesë.

Ka disa ditë kur hyn brenda dhe ndihesh sikur nuk po bën as më mirë, as më keq. Por tani mund të shoh udhëtimin tim, nga ku isha e deri ku kam arritur.

Unë jam duke shkelmuar një top, duke lëvizur, duke ndryshuar drejtimin. Ju duhet të gjeni ekuilibrin midis ngarkesës që vendosni në gju dhe sa e hiqni atë. Kështu që do të kalojë pak kohë derisa të mund të filloj të bëj sprinte, kërcime, gjëra të tilla, por jam shumë i kënaqur me mënyrën si po shkon.

Kam mësuar shumë për veten time fizikisht dhe mendërisht. Kam qenë gjithmonë mirënjohës për pozicionin në të cilin jam si futbollist, por kjo më ka bërë edhe më mirënjohës. Asnjëherë nuk e dini se kur mund t’ju hiqet. Ne jemi shumë të privilegjuar. Unë nuk marr asgjë për të mirëqenë tani.

Kur isha në shtrat, mendoja shumë,. Më ka munguar shumë futbolli. Më kujtoi se sa shumë e dua futbollin, sa shumë e dua atë. Ishte një dëmtim i madh, por mund të shërohem. Unë po jap maksimumin tim, duke punuar më shumë për t’u rikthyer sa më shpejt dhe sa më i fortë që të jetë e mundur dhe jam shumë mirënjohës për rimëkëmbjen dhe mbështetjen që po marr nga klubi”, ka përfunduar ylli kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga