Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ E "masakronte" në fazën e tretë të Superiores, inspektori i ISHP-së gjykon sot PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ E "masakronte" në fazën e tretë të

Sot, Partizani do të luajë në transfertë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, ndërsa newsport.al mëson se ai që do të vendosë drejtësi është Kreshnik Cjapi, i ndihmuar nga Tartari dhe Grabova, ndërsa i katërt do të jetë Alla. Një emër shumë i dëgjuar për dy kampet, sidomos për Partizanin që e ka të "freskët" ndeshjen kundër Vllaznisë të luajtur në transfertë me shkodranët në muajin mars, para fillimit të pandemisë.

Në atë takim, ai akordoi një penallti të paqenë për të kuqeblutë duke ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultat që u mbyll me shifrat 1-0 në favor të të shkodranëve. Në jetën e përditshme, Cjapi punon si inspektor pranë Institutit të Shëndetit Publik, kurse sot do të jetë në stadiumin e Vlorës për të vendosur drejtësi mes Flamurtarit dhe Partizanit, sfidë që do të zhvillohet në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga