Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ishim të rënduar psikologjikisht”, Deliallisi e pranon: Vuajtëm dhe duruam, sot kishim fat që morëm 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim të rënduar psikologjikisht”, Deliallisi e pranon:

Erzeni mori një fitore jetike ndaj Tiranës. Shijakasit triumfuan 1-0 ndaj kryeqytetasve në ndeshjen e javës së 14-të.

Pas kësaj ndeshje Alfred Deliallisi ishte mjaft i lumtur për fitoren, ndrërsa pranoi që skuadra vuajti, por në fund vlejnë 3 pikët.

“Fitorja? Kërkoj ndjesë për daljen time në ndeshjen e fundit, ka qenë për shkak të problemeve shëndetësore. Për sa i takon lojës kam punuar shumë për tëe ngritur moralin e ekipit, pasi ishim të rënë psikologjikisht. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne vuajtëm shumë ndaj Tiranës. Sot kishim fatin me vetë, teksa në ndeshjet e kaluar n aka munguar, komplimenta djemve për fitoren , bënë një ndeshje të mirë.

Më shumë lojë me topin në këmbë? Sot kërkova të merrnin pikët, pasi herët e tjera kemi luajtur bukur, por nuk kemi marrë pikë. Sot ua kërkova çunave për të marrë 3 pikët. Duruam dhe vuajtëm shumë, por nuk bëmë një ndeshje nga ato që jeni mësuar. Nuk kam luksin të zgjedh në stol, pasi na duhet lojtar që fiton faulle që të marrim frymë.

Rrezikuam shumë sot, por mendoj se e merituam fitoren. Kishim fat sot”, ka deklaruar timonieri i Erzenit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga