Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ishim të barabartë me Partizanin”, Kapllani pas humbjes: Penalltia e Kadriut mund të ndryshonte ndeshjen. Skema e golit? I paralajmërova lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim të barabartë me Partizanin”, Kapllani pas humbjes:

Erzeni nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv ndaj Partizanit teksa u mposht në shtëpi dhe rrezikon shumë mbijetesën, Pas ndeshjes trajneri Kapllani foli për Oversport.

Nuk është dramë që të fitoi Partizani por është dramë për ne që humbëm. Të vjen keq për mënyrën sesi humbasim. Kur ishte loja 1-0 ishte një penallti e dyshimtë për Kadriun. Mund të merrte rrjedhë tjetër ndeshja. Pas disa ndeshjeve jo të mira sot besoj se kemi qenë të barabarte me Partizanin dhe prisnim dicka më tepër sesa kjo humbje.

Skuadra sot ka qenë më mirë, ka vrapuar më shumë ka fituar duele më shumë ,me e qartë. Një mospërqendrim te fauli i Partizanit na ndëshkoi. U thashmë lojtarëve që mund të jetë skemë. Kur po shkonim drejt portës pas 1-0 u ndëshkuam përsëri. Partizani ka gjithçka dhe luan për lart por edhe ne shpresojmë të rikuperojmë sa më shpejt lojtarët e dëmtuar dhe të vazhdojmë luftën tonë për mbijetesën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga