
Skënderbeu mori një fitore që në Korçë sjell aromën e Superiores. Bardhekuqtë mposhtën Korabin 2-0 dhe janë shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Pas ndeshjes, trajneri Gvozdenovic dha intervistën e tij për Oversport.
"Jam i kënaqur nga skuadra, e dija që do bënim një ndeshje të fortë. Korabi ka karakter dhe eksperiencë. Sot ishim skuadra më e mirë dhe çunat e merituan, një fitore e rëndësishme për ne. Kam edhe 3 javë shumë të vështira por pastaj do flasim për kontratën. Rinovimi? Mund të firmos një kontratë të re por duhet të presim edhe pak. Më thjeshtë si trajneri apo futbollist? Si futbollist ëshë shumë më e thjeshtë."-tha trajneri.
Poll