Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ishi i Kukësit flet për verilindorët, Duron dhe Kamzën para sfidës: Ndryshimet e shpeshta nuk janë të mira, ja avantazhi i nënkapionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ishi i Kukësit flet për verilindorët, Duron dhe Kamzën para

Para sfidës me Kukësin që do të luhet ditën e dielë në orën 18:45 për mikrofonon e Supersport ka folur ish-lojtari i nëkampionëve dhe aktualisht futbollist i Kamzës Sebino Plaku. Ky i fundit ka komentuar ndryshimet që kanë ndodhur në pankinë, duke mos lënë pa përmendur sfidën që do ketë Kamza me ish-ekipin e tij.

"Ndryshimet e shpeshta nuk janë të mira, por në fund kur ka trajner të ri ka ide të reja. Ndeshja e parë e fituar, besoj se erdhi nga kjo lëvizje dhe për këtë jemi të kënaqur që fituam. Roli im natyral është sulmues i dytë, por në ndeshjen që kaloi isha në shërbim të dy sulmuesve por kjo gjë për mua nuk përbën problem. Kemi respekt për Kukësin, do mundohemi të shfrytëzojmë pikat e dobëta. Është e vështirë të bësh krahasime mes dy skuadrave. Kukësi është një ekip që është riformuar dhe janë të avantazhuar sepse ishin pjesë e Kupave të Europës. Ardhja e trajnerit të ri ka bërë që në ekip të flitet vetëm për fitore. Duhet të kemi autoritet. Çdo rezultat na bën mirë. Jam lojtari më pak i shëtitur në kampionatin shqiptar, kudo që kam qenë kam bërë mirë dhe këtë do vazhdoj të bëj dhe të ardhmen".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga